Masa më të rrepta si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19, pritet që gjatë kësaj kohe të vendosen edhe në Serbi.
Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka paralajmëruar se nëse nuk ndryshon sjellja e qytetarëve të këtij vendi, do të jetë i gatshëm t’i propozojë qeverisë orë policore 24 orëshe.
“Ne mundemi të shtojmë orën policore në 24 orë në javën e ardhshme , nëse masat e tanishme të vendosura nuk funkisonojnë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, deklaroi Vuçiq, raporton Tanjug.
Ndalesa e lëvizjes në Serbi është vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Kujtojmë se një masë të tillë parandaluese ndaj këtij virusi vdekjeprurës, nuk ka marrë asnjë vend i rajonit.










