Vuçiç përshëndet nga Tirana, Rama batuta me Várhelyin: Miku im tani je i “shkrirë”

Në Tiranë po zhvillohet Samiti i radhës i “Open Ballkan” me pjesëmarrjen e Presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zaev. Pjesë e takimit, por online ishte edhe komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi. Mes liderëve nuk munguan batutat.

Më falni nëse mora shumë kohë nga koha juaj. E shoh që komisioneri është online. Oliver të përshëndesim nga Tirana” u shpreh Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama ndërhyri duke shpjeguar me batutë përse nuk e prezantoi dhe i kërkoi “lajmin e ditës”.

Oliver ndjesë që nuk të prezantova, por kur po flisja ekrani i BE-së ishte ende i ngrirë, tani jeni i shkrirë. Jam shumë mirënjohës që po merrni pjesë në këtë takim dhe pasi Zorani të bëjë komentet e tij do të lutesha që të ndërhyni.

Pra ju nuk ndiqeni vetëm nga ne, por nga shumë njerëz përmes ekranit dhe ata duan të dinë a e mbështet BE-ja Ballkanin e Hapur dhe nëse do ta thonit, kjo do të ishte lajmi i ditës. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve në Bruksel” tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu