Vuçiç takim me Shtabin e Ushtrisë Serbe: “Jemi nisur për në Rashkë, detyrat janë të sakta”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar takim të dielën më mbrëmje me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe udhëheqësit e ushtrisë serbe, raportojnë mediat në Serbi.

Pas takimit me Vuçiç, raportohet se shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç është nisur “urgjentisht për në Rashkë”, afër kufirit me Kosovën.

Mojsiloviç para nisjes u është drejtuar qytetarëve serbë me një komunikatë.

Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’ju them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, ka thënë Mojsiloviç.

Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, ka përfunduar ai.

Mediat e afërta me Vuçiç-in në Serbi, takimin e vonë e kanë lidhur me ndalimin që i është bërë këtë të diel Patriarkut serb për t’u futur në Kosovë, përcka njoftoi Kisha Ortodokse Serbe gjatë ditës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu