Vucic tallet me qeverinë kosovare: Lërini të flasë Prishtinën, gjithmonë na ndihmojnë

Presidenti serb u tall me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, që kishte thënë se non paper është përpiluar në Beograd, pastaj u tall me pranimin në Netflix. U tall edhe me atë që ai e sheh si paaftësi të qeveritarëve kosovarë.

Presidenti serb shtoi se po analizon dhe se njerëz serioz qëndrojnë pas atij non paper, e shtoi edhe se ajo letër e ka befasuar. Ai tha se dalja e dokumentit do të thotë shtim i presionit ndaj Serbisë, dhe për këtë është e rëndësishme të udhëheqin vendin në mënyrën më të kujdesshme dhe të mençur. Shtoi edhe një tallje për qeverinë kosovare.

Duhet lejuar Prishtinën të flasë, ata gjithmonë na ndihmojnë” tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ironizoi me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, që non paper i fundit ishte përpiluar në Serbi, madje gjeti të tallet edhe me pranimin e Kosovës nga kompania Netflix pasi sipas tij anëtarësim në OKB dhe Interpol nuk ju duhet.

Vucic komentoi deklaratën e presidentes kosovare Osmani-Sadriu duke e quajtur një gënjeshtër mendimin e saj se është shkruar në Serbi.

Nëse ata shpresojnë se Serbia do të pranonte një njohje të tillë të Kosovës do t’i këshilloja të mos shohin ëndrra, e lëre më që Serbi qëndron pas diçka të tillë” tha Vucic.

Vucic vazhdoi e u tall edhe me lajmet në Kosovë për Netflix dhe u tall duke aluduar se kosovarët mund të kënaqen me kombëtaren në futboll dhe tani të shikojnë film, asgjë më shumë sipas tij.

Po e shoh si gjithë ditën festojnë që Netflix i vendosi në listën e shteteve të tyre. Netflix ju vendosi në listë, çka po ju duhet OKB dhe Interpol. Shikoni filma, ngisni pas topit” tha Vucic.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu të martën me rastin e përkujtimit të viktimave të Masakrës së Mejës ishte deklaruar për të dytin dokument jo zyrtar ‘non paper’ për zgjidhjen e mundshme që mund të dalin nga dialogu, për të cilin tha se ishte përpiluar në Beograd si kurth.

Vucic më herët të martën kishte vlerësuar atë dokument si shqetësues për të pasi kërkonte pranimin e Kosovës nga Serbia, duke shtuar se kishte mjaft në të që serbët do të mund të pajtoheshin. Ai po ashtu kishte aluduar se një grua ‘shumë e mençur dhe më dinake se ai’ e kishte përpiluar atë dokument pa e zgjatur më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu