Vuçiq bën telefonatë “të shkëlqyer” me Netanyahun, nuk e përmend aspak njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, telefonatë të cilën e ka vlerësuar si të shkëlqyeshme. Mirëpo, Vuçiq nuk përmendi fare njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit. Gjë e cila u konfirmua nga presidenti i SHBA’së, Donald Trump, dhe vet Netanyahu par kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në Zyren Ovale, ditën kur u nënshkrua marrëveshja ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se pati një bisedë të shkëlqyeshme telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, ku u konfirmua miqësia midis dy vendeve.

“Në bisedë, miqësia midis popullit serb dhe hebre, midis Serbisë dhe Izraelit, u konfirmua,” tha Vuçiç në një postim në llogarinë e Instagram për të ardhmen e Serbisë.

Presidenti Vuçiç tregon se një vizitë në Jeruzalem dhe forcimi i bashkëpunimit në të gjitha nivelet është e mundur së shpejti. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin Vuçiq për vendimin për të zhvendosur ambasadën Serbe në Jeruzalem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu