Vuçiq i përgjigjet Vjosa Osmanit që tha se pas ‘non paper’ qëndron Beogradi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova as nuk mund që ta ëndërrojë njohjen nga Beogradi.

Ai këtë e ka thënë lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se prapa “Non paper” që janë publikuar javët e fundit, qëndron Beogradi.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta pranojë ta njohë pavarësinë e Kosovës, unë ju them se ata nuk duhet ëndërruar, e lërë më se Serbia qëndron prapa diçkaje të atillë”, ka thënë Vuçiq.

“E shoh tash se ata janë duke festuar gjithë ditën se NETFLIX i ka vendosur në listën e tyre”– tha Vuciq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu