Vuçiq i thurr lavde Millosheviqit në Kosovë, reagon prestigjiozja botërore Washington Post

Washington Post ka publikuar sot një artikull për situatën gati tensionuese që e shoqëroi të dielën vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Kosovë. Vuçiq nga veriu i Kosovës i thuri lavde Sllobodan Millosheviqit, e kjo ka marrë vëmendjen e mediave botërore.

Lëvdatat dhe deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Kosovë për Slobodan Millosheviqin kanë shkaktuar reagime të ashpra në shtetet ku politika nacionaliste e tij gjatë viteve të 90-ta ka shkaktuar shkatërrim dhe gjakderdhje.

Kështu e nis artikullin e saj gazeta prestigjoze amerikane “The ëashington Post”, duke cituar fjalët e Vuçiqit për ish-liderin serb të dënuar për krime lufte, transmeton lajmi.net.

Aleksander Vuçiq në deklaratën e tij e quajti ish-presidentin Millosheviq si një “lider të madh serb”, duke i cilësuar qëllimeve e veprimeve të tij si të mira.

Millosheviq, i cili vdiq në vitin 2006 gjatë kohës që kundër tij po mbahej gjyqi për krime lufte, konsiderohet si njeriu më përgjegjës për ndarjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë, dhe vrasjen e më shumë se 120 mijë njerëzve, shkruan më tutje gazeta amerikane.

Po ashtu, në këtë artikull citohet edhe deklarata e presidentit Thaçi i cili e quajti provokim një lëvdatë të tillë nga Vuçiq.

Vuçiq, gjatë kohës së luftës në Ballkan, ishte ministër i Milosheviqit, përfundon artikulli në këtë gazetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu