Vuçiq ia vuri ‘grackën’ Kurtit, profesori tregon si e zbuluan SHBA, BE e NATO, kështu i dështoi plani

Gjatë ditës së djeshme, u hapen për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Hapja e këtyre pikave kufitare pasoi me largimin e barrikadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u bllokuan nga grupe të serbëve me 10 dhjetor.

Bllokimi i rrugëve ndodhi pasi më 10 dhjetor institucionet e Kosovës arrestuan ish-policin, Dejan Pantiq.

Pantiq u arrestua nën dyshimet se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor në fillim të muajit dhjetor në Mitrovicë të Veriut si dhe në Zubin Potok.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” komentoi largimin e barrikadave serbe nga veriu.

Fillimisht, ai u shpreh se Vuçiq qëëlimin kryesor e kishte provokimin e kryeministrit Kurti dhe rritjen e tensioneve mes dy shteteve, me qëëlim që të shmangte planin franko-gjerman.

“Barrikadat serbe në veri në krye me presidentin e Serbisë, Vuçiqin, e kishin qëllimin e veprimeve devijuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, që nga lëvizjet e mençura politike paqësore të kthehej në ato agresive, policore e ushtarake të luftës, pra, qëllimi primar i Serbisë ishte që duke provokuar e nxitur, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që të reagonte me policinë e Kosovës kundër barrikadave për të shmangur Serbia planin franko-gjerman që është nyje e papërshtatshme për njohjen e Kosovës nga Serbia”, deklaroi profesori.

Mehazi, barrikadat i cilësoi si ‘grackë’ ndaj Kurtit, por që për fat të mirë këtë grackë e kuptuan edhe bartësit e paqes në Kosovë: SHBA, BE e NATO.

“Barrikadat e kishin qëllimin e grackës së Vuçiqit ndaj Kurtit për të devijuar planin franko-gjerman për njohje reciproke të dy shteteve fqinje. Për fatin e Kosovës këtë grackë barrikaduese serbe të Vuçiqit e kuptuan edhe bartësit e paqes në Kosovë: SHBA, BE e NATO dhe në koordinim dhe bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, tejkaluan dhe zbuluan hapur grackat barrikaduese serbe”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori përmendi edhe lojën që Vuçiq e përdori për ta anëtarësuar me shpejt Serbinë në BE, ku në këtë pikë i përfshiu edhe serbët e Kosovës dhe Listen Serbe.

“Do shtojme edhe një alternativë tjetër politike, se në këtë lojë është e mundur të ishte kyçur edhe presidenti i Serbisë, Alekdandar Vuçiqi, që për t’u anëtarësuar Serbia në BE, do duhej ta njoh Kosovën e për të shpejtuar dialogun me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, së pari do duhej të jepnin doreheqje serbët ekstremistë e kriminelë të Listës serbe nga të gjitha institucionet e Kosovës, më pas barrikadat e heqja e tyre, së fundi qeveria e Kosovës të kap e burgos ekstremistët serbë, për shkak se pengues kryesor të dialogut Serbi-Kosovë për Vuçiqin po edhe për Kurtin pikërisht janë serbët kriminelë të veriut që pengojnë anëtarësimin e Serbisë në BE”, përmbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu