Vuçiq: Jam i bindur se Lajçak do të kryejë detyrën e tij me përgjegjësi dhe paanshmëri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot ka pranuar kredencialet e ambasadorit të ri të Sllovakisë në Beograd. Një rast të tillë kreu i shtetit serb e ka shfrytëzuar për të përshëndetur edhe zgjedhjen e Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka thënë se është i bindur që Lajçak si ekspert dhe njohës i rajonit dhe emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi do të kryej detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe paanshmëri.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe se do të vazhdojë të ndjek një politikë të tillë të paqes dhe bashkëpunimit në rajon.

Vuçiq gjithashtu ka folur edhe për një bashkëpunim më të fortë me Grupin e Vishegradit, përvojë të cilën thotë se mund të shfrytëzojnë si model edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu