Vuçiq i jep leksion Edi Ramës me shqiptarët e Maqedonisë

Kur do ta luaj kryeministri shqiptarë Edi Rama rolin e homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq ? Kjo pyetje po bëhet nga qytetarët e shqiptar të Maqedonisë, përfaqësuesit e të cilëve kanë degraduar cështjen shqiptare, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ky debatë është ngritur në kohën kur kryeministri serb po shkarkon edhe ministra të qeverisë Mustafa si dhe po jep ultimatume drejtuar deputetëve serb në Parlamentin e Kosovës.

Derisa lideri i Listës Serbe, Slavko Simic deklaroi hapur se, kryeministri i vetëm i tyre është Vucic, përfaqësues e partive politike s’duan të dëgjojnë për sugjerimet e Ramës.

“Aleksandar Vuçiq është kryeministër i qeverisë tonë të vetme dhe autoriteti i tij, si për ne, ashtu edhe për të gjithë serbët në Kosovë, është i padiskutueshëm. Për këtë arsye, ne, deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e institucioneve të përkohshme në Kosovë, shpallim se do të zbatojmë të gjitha vendimet e kryeministrit Vuçiq dhe do ta ngrijmë pjesëmarrjen në punën e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”,  u shpreh lideri serbëve të Kosovë, Slavko Simiq./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu