Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia sot është “njëzet herë më e fortë” sesa ishte para 15 vitesh, duke theksuar se ushtria serbe është forcuar ndjeshëm. Sipas tij, këtë e dëshmon edhe fakti se Serbia ka marrë nga Izraeli disa nga armët më të fuqishme në botë.
Vuçiq tha gjithashtu se Serbia sot, në rast të një sulmi si ai i vitit 1999, do të ishte në gjendje të rrëzonte 200 deri në 250 avionë, “jo vetëm dy apo tre”.
“Prandaj askush nuk do të na sulmojë më kurrë. Por duhet të vazhdojmë të forcohemi dhe të përparojmë edhe më tej në këtë drejtim”, deklaroi Vuçiq.










