Vuçiq: Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha dhe pak si Zelensky

“Të gjitha planët dhe programet e Prishtinës jamë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë si Hoxha, dhe pak si Zelenskyy”, ka thënë Vuciq.

Në një konferencë për media, i pyetur për deklaratat e Albin Kurtit, presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka thënë se Prishtina ka plane të bazuar në Lidhjen e Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet i kanë të bazuara te Lidhja e parë e Prizrenit nga vitit 1889, Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u bë në Nju Jork, e që shkaktoi më së shumti dëm”, ka thënë Vuciq.

Tutje ai ka thënë se ideologjia e pushtetit në Kosovës është saktësisht kjo, duke e lidhur krejt këtë interpretim të tij me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Sic transmeton mediumi serb në Kosovë “Kossev”, Vuciq ka thënë se po nderohet një “kriminel nazist”.

Ai tutje ka thënë se ideologjia e Kurtit dhe “ëndrra” e tij është të jetë si ish-diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha dhe “pak” si presidenti aktual i Ukrainës Volodymir Zelenskyy.

“Prandaj s’mund ta durojë Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hochës me pak Zelenskyy. Prandaj thotë se “Vuciq është Putni i vogël”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu