Vuçiq: Na kërkojnë të njohim Kosovën e pavarur, por ne nuk na intereson kjo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut lidhur me marrëveshjen e targave mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton InfoShqip.

Nuk kanë sjellë rezolutë, kanë sjellë rekomandime. Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por e fshehën. Ata kërkojnë njohje reciproke nga ne”, tha Vuçiq.

Edhe nëse vendosim sanksione kundër Rusisë, ata do të thoshin se është mirë kjo që bëtë, por nesër do të dilnin me një rezolutë të re. Unë kam mjaft përvojë, jam veteran politik. Kam folur me Brukselin 50 herë mbrëmë. “Nuk u shqetësova veçanërisht nga rekomandimet e tyre”, tha Vuçiq.

Ne nuk jemi të interesuar për njohje reciproke me Prishtinën”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se ai dhe Dodik dhe Cvijanoviq kanë diskutuar për obligimet që presin në periudhën e ardhshme.

Jam takuar me zonjën Cvijanoviq dhe presidentin Dodik për situatën në Kosovë dhe Metohi. Ne diskutuam edhe për shumë projekte të rëndësishme. Këtë javë do të formohet një ekip i përbashkët, do të investojmë shumë para në ndërtimin e kompleksit memorial në Donja Gradina”, tha Vuçiq.

Vuçiq përgëzoi Cvijanoviqin dhe Dodikun për suksesin e tyre dhe tha se në Serbi ata gjithmonë do të kenë dikë tek i cili mund të mbështeten dhe të kenë besim.

Gjithashtu dua të falënderoj popullin e Republikës Srpska sepse ata janë gjithmonë me Serbinë dhe kujdesen për ne”, tha Vuçiq.

Cvijanoviq ka theksuar se në pozitat e reja e presin sfida të mëdha. Kryetarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željka Cvijanoviç, ka falënderuar Serbinë që dëshiron të marrë pjesë në projektet e infrastrukturës, siç është aeroporti në Trebinje./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu