Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë vendosur ta zbatojnë gjendjen e jashtëzakonshme (edhe orën policore) të cilën e ka shpallur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot ka thënë se ka pasur raste të dyshuara me koronavirus edhe në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se në rast se në veri të Kosovë rezulton ndonjë rast me koronavirus, pacientët do të trajtohen së Serbi, shkruan Kossev
“Ne sapo kemi marrë rastin e parë të dyshuar me koronavirus në Mitrovicë të Veriut, testet janë dërguar në Torllak, kështu që të prekurit do t’i trajtojmë në Serbi”, tha sot Vuçiç.
Kujtojmë se Serbia ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e coronavirusit të ri. Autoritetet kanë vendosur orë policore nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.
Të ashtuquajtura Organe të Përkohshme në veri, që në fakt janë komunat paralele kanë urdhëruar banorët që ta respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të Vuçiqit.










