Ne nuk duhet t’i zgjidhim problemet të cilat as të tjerët nuk janë në gjendje t’i zgjidhin, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e mbajtur në Selanik me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Beogradi mund të jetë ndërmjetësues në kontestin për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë.
I pyetur nëse pajtohet me deklaratën e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, nëse njohja e Maqedonisë nën emrin kushtetues ishte gabim dhe nëse ka plan që ai vendim të ndryshojë, Vuçiq tha se nuk dëshiron para të huajve të flasë se cilat janë arsyet për atë, e as t’i kritikojë paraardhësit.
“Po të doja ta kritikoj ose përgënjeshtroj Daçiqin, atë do ta bëja deri më tani. Por, më duket se këtë nuk e bëra”,- ka thënë presidenti serb.