Vuçiq pas takimit: E njoh historinë më mirë se Kurti, ishte e lehtë

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq që u mbajt në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Edhe ky takim, si ai i kaluari, përfundoi më herët se që ishte paraparë dhe siç është njoftuar ka pasur tensione të shumta.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se i ka propozuar Serbisë një tjetër Deklaratë të Paqes me 6 pika por që ajo ishte refuzuar pa u lexuar fare nga pala serbe, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, Vuçiq ka akuzuar Kurtin se është kthyer “në shekullin e 19” dhe se donte t’i jepte mësime për të kaluarën.

Vuçiq ka deklaruar se Kurti i ka folur atij për kohën e kaluar në burgun e Serbisë.

“Është e zorshme të jesh serb në këtë teatër absurditeti. Mos dyshoni që kemi luftuar ashpërsisht dhe unë u përgjigja në gjithçka. Mendoj se e njoh historinë më mirë se ai [Kurti] kështu që ishte e lehtë.”

Më tej, Vuçiq deklaroi se Serbia kishte politikën e mos-ndryshimit të kufijve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu