Vuçiq: Pas themelimit të Asociacionit, Serbia do t’i përmbushë detyrimet e veta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Serbia do të përmbushë atë që ka thënë”, por ka insistuar se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Vuçiq ka folur pas takimit me ministrin e punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom.

“Kemi biseduar edhe për situatën në Kosovë e M. dhe e kam përsëritur qëndrimin e Serbisë, se do të përmbushet ajo që është thënë, porse nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo agjenci tjera të specializuara apo institucione të OKB-së. Dhe se për këtë haptazi i kam informuara të gjithë ata që marrin pjesë në negociata si dhe palën tjetër, dhe Borrellin, Lajçakun, Scholzin, Macronin, Blinkenin dhe të gjithë në glob me të cilët kemi biseduar”, tha Vuçiq, raporton “RTS”.

Vuçiq ka thënë se pas “themelimit të Asociacionit, Serbia do të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes”.

“Sot mbushen 10 vjet nga miratimi i marrëveshjes së Brukselit. Formoni ju AKS-në me kompetenca ekzekutive dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën, siç e mbajti pas marrëveshja e Brukselit, ajo do ta përmbushë pjesën e saj të punës. Por nuk ka lojë rreth kësaj, duhet ta përmbushni dhe vetëm kur ta përmbushni këtë, atëherë do ta përmbushim pjesën tonë”, ka thënë Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu