“Nuk dëshirojë t’i dëmtojë marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe vendet të tjera për t’i bërë lajka dikujt”- tha ai.
Kështu e ka komentuar mos ftuarjen e Serbisë në Samitin e Demokracisë të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Gjithkush ka të drejtë të vlerësojë demokracinë e dikujt tjetër ashtu siç dëshiron por, për sa i përket korrupsionit, unë u përpoqa të marr respiratorë, si dhe ilaçe për popullin tim, kjo nuk është dëshmi e ndonjë korrupsioni, por e luftës time për popullin tim”, ka thënë Vuçiç.
Sipas tij, ai gjithmonë ka marrë pjesë në të gjitha tubimet në botë dhe se nuk ka njeri që ka pasur aq shumë fotografi me të gjithë liderët më të mëdhenj botërorë sa ka pasur ai.
Të premten e pesë nëntorit, një listë e zbuluar nga POLITICO, pati vë në pah mungesën e Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës si të ftuar në “Samitin për Demokraci” e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Biden u zotua ta mbajë takimin gjatë vitit të tij të parë në detyrë për t’iu kundërvënë tërheqjes së shteteve autoritare si Kina dhe Rusia.









