Vuçiq i reagon Haradinajt: Nuk frigohem nga ti!

Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratave të lideri të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili tha se Serbia nuk do të luaj më me shqiptarët.

Ai ka thënë, se nuk shqetësohet nga “njerëzit e rrezikshëm” të tillë si Haradinaj, por ai thotë së është shqetësuese heshtja e Evropës karshi shqiptarëve kohën e fundit, e që sipas tij, e gjithë kjo mund të kuptohet si kërcënim, ndarje dhe prishje e rëndit në Ballkan, transmeton lajmi.net.

Vuçiq, i pyetur nga gazetarët për kërcënimet e fundit të Ramush Haradianjt, ka thënë se këto kërcënime nuk janë rreth tij, por rreth asaj që ata (shqiptarët) “po shohin shumë pushtet, energji dhe forcim të shteti serb”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu