Vuçiq: Sa të jem unë president nuk do të ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë Vuçiq është duke dhënë një intervistë në televizionin Prva, ka deklaruar se “nuk do të ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës”, duke lënë të nënkuptohet se gjatë mandatit të tij kjo nuk do ndodhë, transmetojnë “B92”.

Duke fol rreth situatës aktuale , çështjes së dialogut dhe presioneve ndaj Serbisë ai ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë gjate mandatit të tij si president, duke njoftuar edhe kohën e përfundimit të mandatit – në prillin 2022.

“Ndërsa pas kësaj date….populli do të vendos”, tha ai, gjatë kohës që po zhvillon edhe aktualisht intervistën në Tv Prva.

Krahas kësaj, ai ka deklaroi se nuk do ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, në kohën kur tërhoqi vërejtjen se do të mbahen zgjedhjet.

Vuçiq tha edhe se neutraliteti ushtarak i Serbisë është opsioni më i mirë për vendin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu