Vuçiq thotë se nuk e mban në mend kur ka biseduar me Thaçin për herë të fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i është përgjigjur akuzave se me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi po punojnë për zbatimin e ideve për ndarjen e territoreve.

Vuçiq në një intervistë ka deklaruar përsëri se nuk i kujtohet kur ka qenë hera e fundit që ka biseduar me Presidentin Thaçi apo ndonjë zyrtar nga Prishtina për çështjen e Kosovës

“Herën e fundit mund ta kem parë Thaçin në kalim e sipër në ndonjë organizim, por nuk kujtoj herën e fundit kur jemi ulur për të biseduar diçka“, tha ai.

Ai ka thënë se nëse faktori ndërkombëtar dëshiron që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, atëherë në atë rast ata duhet të sjellin dikë tjetër në pushtet në Serbi,

Këto deklarime të Vuçiq vijnë në kohën kur në rajon edhe më gjerë janë shpeshtuar akuzat dhe pretendimet kundër Vuçiqit për zbatimin e ideve për ndarje të territoreve, dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Presidentit Vuçiq.

Ditë më parë Vuçiq duke folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës kishte thënë se nuk e ka me nxitim këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu