Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shprehur kënaqësinë për idenë e “Shengenit të vogël” duke vlerësuar se është iniciativë e jashtëzakonshme që mund të kontribuoj që Ballkani të bëhet vend më i mirë për jetë.
Vuçiq ka shtuar se lidhja përmes kësaj iniciative ekonomikisht dhe politikisht është me rëndësi për ekzistencën e shteteve të vogla dhe kombeve në Ballkan.
“Nuk mund të ikim nga Ballkani, disa do të donin, por unë nuk kam ambicie të tilla dhe për atë ky duhet të jetë vend më i mirë për jetë. Duhet te ndërlidhemi dhe punojmë së bashku” tha Vuçiq para gazetarëve në Novi Sad në pyetjen lidhur me perspektivën e iniciativës dhe si ngushëllim për ata që nuk do të hyjnë në BE.
Jam i bindur se kur të nis ndërtimi dhe riparimi i hekurudhës ndërmjet Beogradit edhe Zagrebit do të mund të themi se popujt tanë do të jetojnë më mirë dhe se kemi ndërtuar besim më të madh.
“Jam krenar, sepse në fund edhe ata që nuk ishin të lumtur me këtë iniciativë sepse nuk ishin në karrigen drejtuese, u dashtë të pranojnë se iniciativa është e mirë dhe s bëhet fjalë për katër liritë që bëjnë pjesë në liritë themelore të Evropës e ato janë liria e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve” tha Vuçiq.
Ai shtoi se është shumë i kënaqur dhe pret që javën që vjen apo në fund të muajit të mbahet konferencë virtuale lidhur me këtë.
Kjo ide sipas tij nuk është vetëm e tij, por edhe e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.