Vuçiq: Vlerësoj miqësinë midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në onllajn panel-diskutimin “Forumi Ekonomik i Delfit” mbi inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, theksoi se e vlerëson shumë miqësinë midis tre vendeve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në rrugën e tyre drejt BE-së dhe se shumë e vlerëson punën e vështirë, të përkushtuar të komisionerit për zgjerim, Oliver Varhei.

Siç raportoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, ai kujtoi që Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë nisur nismën “Shengen i Vogël” me qëllim që ta mundësojnë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shtoi se ai është mirënjohës ndaj BE-së, e cila mundohet për të njëjtat vlera.

“Shohim se duhet të bashkëpunojmë jo vetëm për çështjen e marrëdhënieve ekonomike, por gjithashtu dëshirojmë t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona në lidhje me infrastrukturën dhe lidhjen”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se lufta politike për rininë dhe gjeneratat e ardhshme është më e rëndësishmja dhe se ajo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë punojnë së bashku.

“Kur them së bashku, mendoj për BE-në dhe të gjitha vendet e rajonit,” tha Vuçiq, duke shtuar se nuk ka të ardhme të qëndrueshme për kombet nëse të rinjtë nuk e kanë shansin të komunikojnë me fqinjët e tyre të parë.

Ai theksoi se vendet e rajonit duhet ta rigjallërojnë dhe rivendosin besimin mes vete dhe shtoi se është krenar që nuk mund të gjenden njerëz që thonë diçka të keqe për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë.

“Jam krenar për këtë dhe kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët vitet e kaluara, tha Vuçiq. Ai theksoi se ka hapësirë ​​për përmirësime të mëtutjeshme të marrëdhënieve midis vendeve, me punë të përbashkët në sektorin ekonomik, por edhe në agjendën politike.

“Unë dua që qeveritë e të tre vendeve të ndërtojnë ura besimi, ndërsa njerëzit e rajonit tonë do të dinë ta vlerësojnë atë”, vlerësoi Vuçiq.

Në panelin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ku folën gjithashtu komisioneri për zgjerim i BE-së Oliver Verheiji, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Vuçiç vlerësoi se Serbia po bën përpjekje maksimale në rrugën e reformës në integrimin evropian, në fushën e sundimit të ligjit, reformat në sektorin ekonomik dhe në mbështetjen për median e lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu