Vuçiqi blen dronë kamikaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar në Abu Dhabi se brenda 48 orëve do të nënshkruajmë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve vetëvr*asës.

Vuçiq tha se në pesë apo gjashtë muajt e ardhshëm dronët e parë do të arrijnë në Serbi.

“Këta janë dron vetëvrasës dhe do të jenë në territorin e Serbisë, dhe ne do të jemi në gjendje të kemi dronët e parë vetëvr*asës serb në Ushtrinë Serbe në pesë apo gjashtë muajt e ardhshëm”, u tha Vuçiç gazetarëve në International Arms and Military .

Në bazë të asaj që mund të shihja nga deklaratat e Putinit, është e qartë se ai do të vazhdojë me shumë ashpërsi luftën në Ukrainë, e cila, si përshkallëzimi i zakonshëm i konfliktit, do të komplikojë më tej pozitën e Serbisë në politik, ushtarak dhe në çdo kuptim tjetër. Është ashtu siç e kemi pritur dhe pres që në një ditë, dy-tre ditë ta shohim, ndryshime të mëdha në fushën e betejës dhe ndryshime të rëndësishme në veprimet e mëtejshme politike ndaj Serbisë, si nga pala perëndimore, ashtu edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë”, shtoi ai në Abu Dhabi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu