Vuçiqi me presidentin e Bullgarisë: Jemi miq dhe vëllezër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Dimitrovgrad.“Pakica bullgare duhet të jetë urë midis Bullgarisë dhe Serbisë”, tha Vuçiq në fillim. Ai e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen ndaj Serbisë.

I uroj të gjitha të mirat popullit bullgar, ne jemi miq dhe vëllezër”, shtoi ai.Dimitrovgradi do të zbukurohet me flamuj serbë dhe bullgarë me rastin e vizitës së dy presidentëve.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe mysafiri i tij, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, u takuan sot në Dimitrovgrad me përfaqësuesit e pakicës bullgare.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, në Dimitrovgrad dhe Bosilegrad të Serbisë, bullgarët përbëjnë shumicën e popullsisë, 71.82 përqind në Bosilegrad dhe 53.5 përqind në Dimitrovgrad.Në komunat e Dimitrovgradit dhe Bosilegradit, gjuha bullgare është në gjuhë zyrtare.Pas takimit me përfaqësuesit e pakicës bullgare, të dy presidentët do t’u drejtohen mediave në një konferencë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu