Vuçiqi reagon pasi Policia e Kosovës filloi të patrullojë nëpër Ujman, kjo paraqet shkelje të Marrëveshjes së Brukselit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se autoritetet në Serbi kanë informacione se “shqiptarët heshturazi dhe fshehurazi po bëjnë përpjekje ta marrin veriun e Kosovës”.

Duke folur në një ngjarje në qytetin e Pozharevcit, Vuçiq tha se ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës ka deklaruar se Policia e Kosovës kontrollon plotësisht Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës.

Vuçiq tha se një gjë e tillë paraqet shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

Sepse, me Marrëveshjen e Brukselit, policia në veri duhet t’i takojë Drejtorisë së Veriut, gjegjësisht serbët duhet të jenë aty”, tha Vuçiq.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shkruajti në një postim në Facebook të enjten se “Policia e Kosovës filloi sot me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit”. Sveçla tha se kjo ndodh për herë të parë që nga paslufta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu