Vulin: Tadiç do pranonte gjithçka që nuk e bën Vuçiqi, ai do njihte gjendjen e Srebrenicës, dhe Kosovën e pavarur

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiç po ka sjellje të pahijshme ndaj Serbisë.

Dhe këtë sipas Vulin e bënë në raportet me të huajt me shpresë se do të kthehet në krye të vendit.

“Në televizionin sarajevas ‘Fejs’ Boris Tadiç edhe njëherë ofroi të thotë atë që do ta thoshin pak serb dhe të bëjë atë që pak serb do ta bënin. Sulmon Vuçiqin në mediat boshnjake dhe të jesh në politikën serbe është përbuzje. Me fol për Srebrenicën dhe mos të kërkohet dënim për therjen e Naser Oriqit në Bratunc është e mjerë edhe aq frikacak”, tha Vulin.

Ai vlerësoi se “Tadiç iu ofron të huajve, lutet të bëjë diçka që ta kthejnë në krye të Serbisë dhe ai do të bëjë çdo gjë që Vuçiq nuk e ka bërë edhe nuk e bënë”.

“Edhe do të pranonte Tadiç në Srebrenicë, Kosovën e pavarur dhe do ndihmoj në ndërrimin e Dodikut dhe nuk do pyeste çka bëhet me serbë në regjion dhe nuk do pyeten asgjë dhe do kërkonte falje për gjithçka vetëm të nxirret nga balta që vetë e ka vendos dhe ta ngritin nga parëndësia dhe ta pastrojnë edhe kur serbët refuzojnë me kokëfortësi ta zgjidhin për çka do qoftë”, tha Vulin.

Ai nënvizoi se as “madhësia e funksionit që Tadiç e ka kryer nuk ka mundur të ia heq kompleksin që e kanë shënuar edhe që tash e bëjnë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu