Vullnet Selimi demanton lajmin mbi poliklinikën e Sarajit

Vullnet Selmi nga radhët e Lëvizjes Demokratike me një shkrim në rrjetin social facebook ka demantuar lajmin në lidhje me poliklinikën e Sarajit, shkruan InfoShqip.

Në postimin e tij ai shkruan se I vlerësojmë të ulta tentimet për njollosje të projekteve në dobi të qytetarëve edhe atë përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Demantojmë në mënyrë kategorike fotografitë dhe pohimet e partisë Lëvzija Demokratike që kanë për qëllim njollosjen e një projekti të shumëpritur nga banorët e Sarajit.

Hapësirat dhe kushtet e Poliklinikës Saraj janë super moderne, ndërsa dëshmitarë të kësaj ishin vet qytetarët që ishin në numër por dhe mediat të cilat kanë xhiruar të gjitha repartet dhe hapsirat brenda Poliklinikës.

I vlerësojmë të ulta tentimet për njollosje të projekteve në dobi të qytetarëve edhe atë përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave.

E rëndësishme është se mbi 45 mijë banorë të Sarajit tani do të kenë shërbime shëndetësore në komunën e tyre dhe ky është lajm më i mbarë për këtë fillimvit.” perfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu