Presidenti serb Aleksandar Vuqiç sot në Novi Sad gjatë hapjes së manifestimit “Novi Sad- vendqëndrimi evropjan i rinisë”, uroi kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeministrin Aleksis Cipras për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera gjatë arritjeve dhe miratimit të marrëveshjeve a. Serbia e uron Shkupin dhe Athinën. Serbia do të jetë një nga vendet e para që do ta njohë fqinjin e saj jugor nën emrin e ri kushtetues. Ne duam marrëdhënie sa më të mira me të dy vendet, edhe një herë përgëzoj Zaevin dhe Ciprasin”, tha Vuçiq.
Në pyetjen nëse kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, ai tha se”vazhdimisht dëgjon histori të tilla”, por theksoi se “në këtë marrëveshje problem ishte vetëm emri”.
“Problemet tona në marrëdhëniet me Prishtinë janë për njëqind herë më të rënda. Këtë duhet ta kuptojnë njerëzit dhe ata në Evropë të cilët thonë: “Ah kemi zgjidhur një problem, tani zgjidhim problemin tjetër”. Po, ne duam të zgjidhim problemin, vetëm se nuk duhet t’i krahasojmë kontestet, për shkak se janë probleme krejtësisht të ndryshme edhe nga pesha, përmbajtja, pasojat dhe gjithçka tjetër” pohoi Vuqiç.
Sipas tij, politika e Serbisë, sidomos për shkak të rinjëve, është politikë pro stabilitetit rajonal dhe hapjes së kufive.










