VV për takimet e sotme të Mustafës: Ne nuk i takojmë udhëheqësit dhe patericat e PAN-it

Lëvizjes Vetëvendosje, si duket nuk i ka pëlqyer fakti që Isa Mustafa u takua sot me Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin.

Për këtë ka reaguar, zyrtari për media në këtë parti, Arlind Manxhuka, që ka shkruar përmes Facebook-ut, se për dallim nga LDK-ja, Vetëvendosja nuk i takohon udhëheqësit dhe patericat e PAN-it.

“Për dallim nga LDK Lëvizja nuk i takon udhëheqësit dhe patericat e PAN-it. Bravo VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Manxhuka.

Ndryshe, lideri i VV-së, Albin Kurti u takua me Isa Mustafën pak ditë pasi që ai u rikonfirmua në krye të LDK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu