Xanakopulos: Emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm, kornizë për zgjidhje

Me emër të përbërë erga omnes, mund të gjindet zgjidhje dinjitoze e qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët, ndërsa nevojitet vullnet nga të dyja palët thotë zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Canakopulos. Në brifingun e sotëm me gazetarët ai edhë njëherë ka përsëritur pozicionet greke për bisedimet rreth emrit.

Dimitris Canakopulos, Zëdhënës i Qeverisë greke

“Qeveria greke nga ana e saj ka deklaruar se cilat janë pozicionet negociuese në bisedimet konkrete. Na nevojitet një emër i përbërë, e cila do të jetë për të gjitha përdorimet dhe do të vlejë për të gjithë. Mendoj se në bazë të kësaj kornize, mund të gjindet zgjidhje dinjitoze, e qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët, për të cilën punojmë të gjithë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu