Xavi del hapur: Ky lojtar është i ngjashëm me Messin

Xavi e ka krahasuar belgun Kevin de Bruyne me Lionel Messi. Ai ka theksuar se ka ndikimin e njëjtë te Manchester Cityt sikurse ylli argjentinas te gjiganti katalunas.

Kevin de Bruyne ka luajtur një rol kyç në sukseset e Cityt këtë sezon duke organizuar skuadrën, me gola dhe asistime.

“Ekipet e Pep fitojnë si skuadra, por edhe ekipet më të veçanta kanë nevojë për një lojtar që sheh mirë kur kanë nevojë për diçka të veçantë”, ka thënë fillimisht fituesi i Kupës së Botës për The Mirror.

“Në Barcelonë kemi pasur atë me Messin dhe në këtë ekip të Manchester Cityt e kenë atë me De Bruynen”.

“Sa herë që ai ka topin, ju merrni ndjenjën se ai do të bëjë diçka të veçantë me të”.

“Jo çdo lojë ju mund të fitoni 3-0 ose 4-0, veçanërisht në Ligën e Kampionëve dhe kjo është kur keni nevojë për një moment shkëlqimi nga një lojtar i veçantë”, përfundoi Xavi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu