Xavi insiston: Dua që Dembele të qëndrojë

Xavi Hernandez e ka bërë të qartë, dëshiron qëndrimin e Ousmane Dembele. Dembele raportohet se është në merkato për të liruar sado pak arkat e klubit që po kalon nëpër vështirësi të mëdha financiare.

Përveç kësaj, për shkak të shumë dëmtimeve, ai nuk ka qenë i dobishëm për klubin dhe raportohej për një largim në janar ose në verën e vitit 2022.
Sido që të jetë, Xavi ka përsëritur se Dembele është i duhuri për ekipin e tij dhe e do në skuadër.

“Dje kam folur me Dembelen. Dua që ai të vazhdojë në Barcelonë”. “Në fund, përfaqësuesit e tij dhe klubi janë ata që duhet të arrijnë marrëveshje”- tha Xavi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu