Kryeparlamentari Talat Xhaferi në seancën e sotme të Kuvendit, deputetëve të cilët, replikojnë dhe flasin me zë të lartë, ju mbajti “ligjeratë” se si duhet të kenë kulturë parlamentare dhe mos të lëshojnë fjalë pa lejen e tij, transmeton Zhurnal.
“Unë duhet të ju them se nuk mund të ju mësoj për kulturë dhe se si duhet të silleni. Kultura mësohet në shtëpi, andaj kërkoj nga ju të keni kujdes se si silleni përderisa flasin kolegët e juaj në foltore”, tha Xhaferi.









