Kryeparlamentari Xhaferi, në konferencën e sotme me temë “Përforcimi i rolit të Kuvendit – midis reformave dhe vullnetit politik” theksoi se – Kuvendi është një nga institucionet kyçe për kthim të Republikës së Maqedonisë në rrjedhat demokratike dhe integrimet euroatlantike dhe për këtë arsye është e domosdoshme që të përforcohet roli i tij, për çka ka gatishmëri shumica e tanishme parlamentare.
Lidhur me përforcimin e rolit mbikëqyrës të Parlamentit, Xhaferi tha se nga aspekti normativ, nuk ekzistojnë pengesa më të mëdha për realizim të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit mbi pushtetin ekzekutiv, por, megjithatë, praktika mbet pas rregullimit normativ.
“Në atë kontekst, nevojitet vullnet politik për krijim të praktikës për kontroll të vërtetë mbi pushtetin ekzekutiv”, tha Xhaferi./InfoShqip.com









