Kreu i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, është nisur në një vizitë zyrtare në Bruksel, për herë të parë në këtë post.
Sipas agjendës së tij, Xhaferi do të zhvillojë disa takime të rëndësishme me ftesë të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian.
Me këtë vizitë zyrtare, Brukseli i ka dhënë një mesazh opozitës së Maqedonisë se Talat Xhaferi është kryetari legjitim i Kuvendit të Maqedonisë.
Kujtojmë se Xhaferi u ul dje në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, dhe se i pari i cili e vizitoi euro-ambasadori Samuel Zhbogar, shkruan “Alsat”. /albeu