Xhaferi në Tiranë nuk pranohet nga Edi Rama, viziton maqedonasit e Pustecit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, prej dje qëndron në vizitë zyrtare në Tiranë. Në përbërje të delegacionit janë edhe deputetët Ejup Alimi nga BDI-ja, Beti Rabaxhievska nga LSDM-ja dhe deputeti Rexhep Memedi nga BESA, shkruan Gazeta Lajm. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Xhaferi do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Xhaferi nuk do të pritet nga kryeministri Rama edhe pse kjo është njëfar tradite kur në Tiranë qëndrojnë mysafirë të lartë shqiptarë nga vendet jashtë Shqipërisë.

“Sipas Programit për vizitë, janë parashikuar takime me kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, me Presidentin e shtetit, z. Ilir Meta, me zëvendëskryetaren e Qeverisë, z-nja Senida Mesi dhe kryetarin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, Përveç takimeve me kreun shtetëror, kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, do të realizojë takim edhe me minoritetin maqedonas në Pustec. Në kuadër të vizitës, është parashikuar edhe dhënie e intervistës për televizionin Top Channel dhe intervistë drejtpërdrejtë për Neës 24”, njoftuan nga kabineti i Xhaferit./Gazeta Lajm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu