Xhaferi: Procesi i ndryshimeve kushtetuese do të kryhet nga mesi i janarit

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret që faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese të përfundojë diku rreth dhjetorit, pas çka ka filluar faza e tretë dhe e fundit nga miratimi i amandamenteve kushtetuese. Tërë procesi do të rrumbullaksohet nga mesi i janarit.

Në Kuvend nesër fillon seanca plenare për ndryshimet kushtetuese, për çka pritjet e tij janë se do të përfundojë më shpejtë se afati i parashikuar ligjor.

“Dita e nesërme do të japë fotografi më të qartë për atë sa do të zgjas debati në seancën kuvendore. Duke marrë parasysh se opozita nuk mori pjesë në Komisionin e Kuvendit, nuk pres senzacionalizëm të vet seancës”, tha Xhaferi në takimin me gazetarët.

Pas miratimit të amandamenteve kushtetuese në Kuvend, për çka nevojitet 61 vota, propozuesi i ndryshimeve kushtetuese, respektivisht Qeveria duhet të organizojë debat publik prej tre ditëve, pas çka ka dy ditë të përgatis raport dhe pestën ditë ta dërgojë në Kuvend. Xhaferi pastaj është i obliguar që në afat prej 30 ditëve të caktojë seancë për miratimin final të amandamenteve, për çka sërish, si në fazën e parë, nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Lidhur me rrogën e Nikolla Gruevski, i cili është deputet, dhe i cili ka ikur dhe ka marrë azil politik në Hungari, tha se derisa ka mandat, rroga do t’i paguhet, e cila do t’i zvogëlohet me secilën mungesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu