Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 84 të Kushtetutës dhe në përputhje me nenin 43 të Ligjit për Qeverinë, sot ia dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për formimin e Qeverisë kalimtare.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar nga kabineti i tij, përcjell INA.
Nga ana tjetër Xhaferi tha se me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranon mandatin për formimin e qeverisë teknike.
“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, nga presidenti i shtetit pranoj mandatin për themelim të përbërjes së re teknike të Qeverisë, me premtim se i gjithë procesi do të zhvillohet mbi bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së RMV-së, me shpresë që përbërja e re e Qeverisë, do të jetë komfort përcaktimeve ligjore, me përgjegjësi dhe detyra që dalin nga themelimi i saj”, deklaroi Xhaferi.(INA)
VIDEO: