Xhaka dhe Mustafi rrezikojnë largimin nga Arsenali në verë

Dyshja e futbollistëve me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka rrezikojnë të largohet në verë nga Arsenali.

Arsenali, por edhe dyshja shqiptare, Xhaka dhe Mustafi nuk po kalojnë ditët më të mira këtë sezon në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë dështuar të kapin një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri dhe shpresa e vetme është kualifikimi atje në rast fitimi të Ligës së Evropës.

Skuadra londineze ka shpenzuar plot 110 milionë funte në vitin e kaluar dhe ky dështim, përkundër shpenzimeve ka bërë që drejtuesit të mendohen mirë.

Sipas mediumit britanik standard.co.uk, drejtuesit e klubit po mendojnë të largojnë disa nga lojtarët që nuk kanë bindur dhe në mesin e tyre janë edhe Xhaka e Mustafi.

Londinezët kanë paguar plot 34 milionë funte për Xhakën, tri javë para se Chelsea të paguaj 30 milionë funte për N’Golo Kanten, dhe sipas këtij mediumi ndikimi mes njëri-tjetrit është shumë i madh.

Në anën tjetër, Mustafi është njëri nga tetë mbrojtësit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave dhe sipas këtij mediumi nuk ka mbushur pritshmëritë e çmimit të paguar prej 35 milionë funteve.

Të dy lojtarët kanë kontrata valide deri në vitin 2021 me Arsenalit, por rrezikojnë seriozisht largimin nga ekipi londinez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu