Shkruan: Nexhmedin Spahiu
Humbja e thellë 4:0 e Kombëtares së Kosovës nga Kombëtarja Zvicrane, nuk është rezultat I diferencës së cilësisë së lojtarëve, por rezultat psikologjik I asaj që opinioni I përgjithshëm kosovar e imponon duke e portretizuar si patriot Granit Xhakën.
Në fakt, Granit Xhaka është një patriot Zvicran (gjë që e dëshmoi edhe në këtë lojë), por jo një patriot kosovar, e as patriot shqiptar. Gazetarët sportivë duhet të kenë konsiderata ndaj Xhakës si ndaj Mesit, Ronaldos etj, por jo si ndaj një kosovari apo shqiptari, sepse ai për arsye të qëndrueshme apo të paqëndrueshme ka zgjedhur të luaj për kombëtaren zvicrane e jo për atë kosovare.
Konsideratat patriotike duhet të zhvillohen vetëm ndaj lojtarëve të Kombëtares së Kosovës dhe jo ndaj shqiptarëve që luajnë për kombëtaret tjera.
Respekt sportiv po, por jo konsiderata patriotike, sepse kështu demotivojmë lojtarët e kombëtares së Kosovës. Merreni me mend në këtë atmosferë, po të luajnë kundër njëra tjetrës Kosova e Shqipëria, Shqipëria kish me fitu edhe ma bindshëm se Zvicra, edhepse Kosova luan në Ligën B e Shqipëria në Ligën C. Kjo, sepse nga atmosfera e krijuar, lojtarët e Kosovës nuk kanë motiv patriotik me lujtë kundër Shqipërisë, e do të duhej të kishin sikur ndaj çdo ekipi kundërshtar.