Xhaka merr ofertë nga klubi i Bundesligës, Arsenali gjen zëvendësuesin

Granit Xhaka raportohet se ka marrë një ofertë për t’u rikthyer në Bundesligën gjermane. The Sun raporton se Bayer Leverkusen është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, transmeton lajmi.net.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka qenë një figurë e rëndësishme këtë edicion për “Topçinjtë” në garë për titull.

30-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe e ardhmja e tij në “Emirates” është në pikëpyetje.

Në anën tjetër, klubi londinez ka shprehur interesim për kapitenin e West Ham United, Declan Rice.

Londinezo-veriorët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë funte me Rice, i cili shihet si pasues i Xhakës.

Xhaka iu bashkua Arsenalit në vitin 2016 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu