Xhandarmeria serbe sot ka terrorizuar banorët e Preshevës, pas aksionit të bujshëm në kërkim të armëve.
Sipas “Presheva jonë”, në orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të xhandarmerisë të armatosura deri në dhëmbë dhe me autoblinda kanë ndërhyrë në disa vendbanime.Siç mësohet pas kontrolleve të bllokuara, aksionet janë kryer në fshatrat Rahovicë dhe Raincë.
Në shënjeshtër ka qenë disa shtëpi, që janë blinduar dhe ku janë zhvilluar kontrolle të rreptadhe brutale me alibinë në kërkim të armëve. Pas bastisjeve, janë arrestuar edhe disa persona, por deri tani nuk bëhen tëditur informacionedhe detaje të tjera lidhur me këtë aksion.
Një pjesë e mediave në Luginë nuk ka raportuar për këtë aksion policor, por banorët theksojnëse janë të tmerruar nga ndërhyrjet dhe aksionet e tilla brutale dhe frikësuese ndaj shqiptarëvenë Luginë, që kanë qëllime të caktuara.
Një pjesë e tyre të tmerruar kanë shkruar në adresë të INA se si kanë parakaluar karvanet e xhandarmerisë me mjetet e blinduara dhe me xhandarë të armatosur deri në dhëmbë me maska në kokë. Ministria e Brendshme serbe deri tani nuk ka dal me informacione lidhur me këtë aksion të ndërmarrë, ashtu sikur edhe viteve të tjera, gjithmonë në këtë periudhë. (INA)










