Xhemi Shehu tregon të shoqin dhe i bën dedikim romantik: Edhe në 100 jetë ty do të zgjidhja

Xhemi Shehu ka treguar se nuk i pëlqen shumë të jetë në qendër të vëmendjes dhe ruan jetën private me hermetizëm. Sidomos dy djemtë e saj dhe bashkëshortin që shumë rrallë i ekspozon në mediat sociale.

Ish-gruaja e Visit!”/ Është ndarë nga burri? Xhemi Shehu …

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja është pyetur se pse nuk flet kurrë për bashkëshortin. Kështu ajo ka ndarë një foto me të, ku partneri i saj është me kurriz nga kamera dhe shkruan se ai ka zgjedhur të jetë larg mediave. Por, shkruan se edhe 100 jetë po të kishte ai do ishte zgjedhja e saj gjithmonë.

“Nuk ka rrjete sociale prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi, është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë!”- shkruan Xhemi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu