Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë? Kjo foto ngre edhe më shumë dyshimet (FOTO)

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë përfolur vazhdimisht javët e fundit se do të bëhen prindër për herë të dytë. Së fundmi, ata kanë realizuar një set fotografik për festat e fundvitit dhe ky lajm ka filluar të diskutohet sërish.

Gjithçka ka nisur nga një postim i Rezarta Shkurtës, e cila është edhe autorja e fotove. Besi dhe Xhensila kanë pozuar të përqafuar dhe të dyja duart e tyre janë tek barku i këngëtares.

Ndërsa, Rezarta ka shkruar sipër fotos: “Së shpejti”.

Edhe në fotot e tjera, ku Xhensila shfaqet e vetme me Ajkën, ajo ka mbajtur duart tek barku, duke shtuar dyshimet se është shtatzënë. Megjithatë, nuk na mbetet veçse të presim për një konfirmim nga dyshja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu