Nuk ka kaluar shumë kohë, prej se kur BDI-ja e ngrinte në qiell me lëvdata, kryeprokurorin e përgjithshëm, Lubomir Jovevski. Derisa dy depuetë të BDI-së dje kishin dalë në protestë para Qeverisë për të kërkuar drejtësi për “Almirin”, si për ironi të fatit njëri prej tyre, Xhevat Ademi, në seancën e Kuvendin kur ishte votuar kryeprokurori aktual Jovevski, ai e kishte mbrojtur këtë të fundit, duke thënë se do ndihej krenarë në të ardhmen për votën e dhënë për të.
“Këtu nga kjo foltore do t’ju tregoj se sot krenohem që si deputet i shumicës nuk votova për Marko Zvrlevskin, prandaj dua që nesër si deputet i shumicës të krehohem se votova për Lubomir Jovevskin. Shpresë më jep përvoja e tij, jurist që në vitin 1987, gjykatës, prokurorë publik” – tha deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.
Ndryshe, Kryeprokurori i Përgjithshëm , Lubomir Joveski u zgjodh si kryeprokuror më datën 25 dhjetor të viti 2017, me 61 vota “pro” që u siguruan më vështirësi nga shumica parlamentare, edhe atë pas dy tentimeve të dështuara për të siguruar kuorum.
Ndërkaq, dje organiozatorët e protestës para Qeverisë me moton “Drejtësi për Almirin” kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të kryeprokurorit Joveski, për shkak të rikualifikimit të lëndës nga “Vrasje” në “ aksident në komunikacion”.










