Xhezair Shaqiri-Hoxha: Krejt skenar dorëzimi i Artan Grubit!

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe lajmet për dorëzimin e Artan Grubi, duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si trajtohen rastet e zyrtarëve të lartë.

Në reagimin e tij, Shaqiri flet për “marrëveshje të fshehta”, burgim formal dhe pazare politike “pas perdes”, duke pretenduar se procese të tilla janë të njohura për opinionin publik.

Më poshtë, postimi i plotë:

“Helaq e paskan ba ditën e sotit portalet me lajm.
Po kujt po ia shitni këto intriga, kujt po i dhimset një politikan?

Dihet puna mirë si dita me diell.
Politikani në fjalë është marrë vesh njëherë me qeveritarët, kuptohet me ndërmjetësues të fuqishëm ndërkombëtarë, sa ditë me nejt në burgun e Shutkës, me një dhomë të izoluar, po thuaj me kushte hotelerike.

Mbas disa javësh na japin lajmin se politikani në fjalë, për shkaqe shëndetësore, ka vendosur gjykata që të transferohet në burg shtëpiak, ku jo që është në familje, por del kur të dojë pa e marrë lejen nga askush, përveç se stacioni i policisë ku jeton, në disa ditë dërgon një patrullë policie të verifikojë a gjendet në shtëpi politikani.

E këta dy policët vendosin përmes telefonit a është aty apo ka dalë. Zakonisht, pa shku te shtëpia, policët mund të deklarojnë: ishim në adresë dhe i burgosuri ishte në shtëpi.

Ky farë burg shtëpiaku mund të vazhdojë disa vite. Eh, sa pazaret mbrapa perdes bëhen që portalet as që i marrin vesh.

Mbas disa vitesh, gjykata jep një vendim për lirimin e të akuzuarit për shkaqe shëndetësore, familjare apo… blla blla blla vazhdojnë në aktakuzën e lirimit.

Janë stërmbushur burgjet në MV me të dënuar nga procese të montuara dhe gjithë e dinë kush dhe si i montoi proceset.

E tash ky lajm: koka dorëzu Artan G.
Kujt po i bëhet vonë për…”/INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu