Xi Jinping paralajmëron për “luftë të ftohtë” me SHBA-në, nëse vijohet politika e Trump

Presidenti i Kinës, Xi Jinping , ka paralajmëruar Joe Biden, se ai rrezikon të hapë një luftë të re të ftohtë nëse vazhdon me politikat e paraardhësit të tij, Donald Trump. Ai i bëri thirrje presidentit amerikan që mos të lejojë krijimin e grupeve kundër Kinës, pasi një përpjekje e tillë nuk do të mënjanonte vendin e tij nga rrjetet globale ekonomike dhe teknologjike, por do të nënkuptonte nisjen e një lufte të ftohtë.

Formimi i grupeve të vogla ose fillimi i luftërave të reja të ftohta në skenën botërore; përjashtimi, kërcënimi dhe frikësimi i të tjerëve, sanksionet vetëm do ta shtyjnë botën drejt ndarjes”, tha presidenti kinez.

Tensionet midis SHBA dhe Kinës arritën kulmin nën udhëheqjen e ish-Presidentit Donald Trump, i cili zhvilloi një luftë tregtare kundër Pekinit dhe fajësoi qeverinë kineze për pandeminë COVID-19. Në vitin 2020, ekspertët paralajmëruan se SHBA dhe Kina duket se ishin në prag të një lufte të re të ftohtë që mund të ketë pasoja të mëdha për ekonominë globale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu