Marco Russ, ylli i Eintracht Frankfurtit, i është rikthyer fushës pas një beteje që pati me kancerin
Marco Russ, e ka fituar tashmë kampionatin. Viti 2017 nis me një lajm fantastik për kapitenin e Eintracht Frankfurtit, i cili u diagonostikua me kancer vetëm disa muaj më parë.
Mbrojtësi i skuadrës gjermane ka kaluar të gjitha fazat e trajtimit dhe tashmë është gati për të ndihmuar skuadrën. Ai është nisur bashkë me ekipin dejtë Abu Dhabit për fazën përgatitore.
Russ e zbuloi sëmundjen pas një kontrolli rutinë antidoping duke u detyruar të braktiste skuadrën për disa muaj.
Gjithsesi, trajneri Nico Kovac ka bërë me dije se do të duhet pak kohë përpara se mbrojtësi të zbresë që nga minuta e parë në fushën e lojës.
Ai shprehu kënaqësinë që Russ u bashkua me skuadrën, por tashmë duhet të rikthej formën ideale.
Vetë lojtari e ka pranuar se preferon të luajë vetëm në momentin kur të jetë gati për t’i dhënë një dorë skuadrës.
Koha e rikthimit të Russ në formacionin titullar nuk dihet ende, por e rëndësishme është që 31-vjeçari fitoi ndeshjen më të rëndësishme të jetës duke dhënë një shembull për të gjithë ata që luftojnë përditë me sëmundjen e shekullit.