Ylli i PSG dëmton ligamentin, rrezikon pjesëmarrjen në Europian

Pas eliminimit nga Champions Legaue, PSG po përgatitet për të mbyllur me sukses sezonin në Ligue 1, teksa shpreson në një hap fals të Lille.

Megjithatë një lajm i keq ka mbërritur sot në kampin e parizienëve. Marco Verrati ka pasuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë dhe ka ndërprerë stërvitjen.

Nuk bëhet me dije sa do mungojë mesfushori, por rreziku është i madh edhe për pjesëmarrjen në Europian me Italinë, teksa nisja e kompeticionit është vetëm disa javë larg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu